Qëllimi i këtij punimi është bazuar në hulumtimet gjeologo – gjeomekanike me shpimet që janë kryer direkt në terren (in situ). Në bazë të thellësisë së shpimeve janë nxjerrë mostrat për të definuar parametrat fiziko – mekanik për llogaritjen e aftësisë mbajtëse të tokës në lokacionin e caktuar ku do të bëhet ndërtimi. Toka është një material shumë poroz dhe heterogjen, prandaj është shumë me rëndësi përcaktimi i metodave të llogaritjes së aftësisë mbajtëse të themelit ku struktura mbështetet dhe i përcjell ngarkesat në themel varësisht prej sipërfaqes së themelit. Në këtë punim diplome janë zbatuar dy metoda krahasuese për llogaritjen e aftësisë mbajtëse, metoda sipas Terzaghi-t dhe metoda sipas Meyerhof-it. duke u bazuar në eurokodin EC-7....